8/19/09

TO: Vizat Maqedonase

Vizat Maqedonase

Shkruar nga T.O. Wednesday, 16 January 2008

Duket qartë që ky regjim vizash ka një prapavijë që nuk lidhet me respektimin e ligjeve nga ana e BE-së. Nuk ka asnjë kërkesë të mirëfilltë të Evropës ndaj Maqedonisë për të forcuar kufijtë me Shqipërinë. Fakti që kabineti qeveritar maqedonas bëri një hap mbrapa, duke deklaruar rishikimin e këtij vendimi, të bën të mendosh që ka qenë hap i nxituar.
Është një politike e acaruar që vjen në rritje karshi faktorit shqiptar. Vetëm pak muaj më parë u ndalua me ligj përdorimi i flamurit shqiptar, gjë që krijoi nervozizëm, pasi ishte një e drejtë e njohur nga Marrëveshja e Ohrit.
Kuptohet që këto verime kanë një konotacion negativ për situatën në rajon kur flitet për anëtarësimin e vendeve të A3 në NATO dhe zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës. Nuk dua të besoj se pavarësia e Kosovës është një shqetësim i madh për Shkupin zyrtar aq sa mund të shtyjë, të krijojë edhe incidente të panevojshme.

2. Reagimi i palës shqiptare mbetet në kufijtë e fuqisë së diplomacisë tonë. Si gjithmonë Ministria e Jashtme është treguar “e kujdesshme”, duke tentuar që të mos acarojë marrëdhëniet me fqinjët tanë, aq më tepër kur ndodhemi pranë njohjes ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës. Gjithsesi ne jemi shquar për diplomaci jo agresive, e cila në të shumtë ka shërbyer për të promovuar imazhin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon.
Në këtë rast kemi të bëjmë më shumë se me një prishje marrëveshjeje. Akuzohemi se jemi një shtet që eksportojmë pasiguri, ndërsa i japim çdo vit këtij vendi 40 milionë euro nga importet. Mendoj se diplomacia duhet të jetë më e qartë në qëndrimin e vet. Ka zëra që kërkojnë edhe për vendosjen e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore.

3. Njësoj ne kemi mbajtur me bukë edhe grekët në vitet ‘70 dhe qëndrimi i tyre ndaj nesh dihet se si është. Pra pretendimi për mirënjohje në këto rrethana nuk ka vend, megjithëse duhet të ishte ndryshe. Duket se interesi aktual i Maqedonisë për të mbajtur këtë linjë marrëdhëniesh me Shqipërinë dhe shqiptarët, është shumë më i madh sesa rreziku i një vetizolimi të ri ekonomik. ................ etj

No comments:

Post a Comment