8/19/09

TO: Rama Berisha - Cfare fshihet pas takimit

Shkruar nga T.O. Wednesday, 13 February 2008

Forum / Rama-Berisha çfarë fshihet pas takimit të pritshëm Faqe 2 .................

Rezart Lahi drejtor i lajmeve ne “SHTV”

1. Akoma nuk ka një konfirmim edhe pse armët janë ulur. Kjo jo për dëshirën e mirë për t'i dhënë shqiptarëve zgjedhje të mira, por për afrim të interesave mes dy kundërshtarëve. Nëse realizohet takimi, nuk mund të flasim për të fituar e të humbur pa konkretizuar përmbajtjen e tij. Rëndësi themelore në këtë "përballje" është kristalizimi i reformës dhe nëse qëllimi është mënjanimi i partive të vogla.
Gjithsesi do ishte e vështirë të imagjinoheshin zgjedhjet e 2009-s, ku PS dhe PD do kishin një qëllim të përbashkët dhe të kundërt me aleatët e tyre të vegjël. Një takim mes Ramës e Berishës do ishte më shumë një show mediatik, pasi pazaret për reformën elektorale duket që janë bërë e përfunduar. Mjafton thjesht t'u hedhim një sy deklaratave të dy drejtuesve më të lartë të politikës dhe vërejmë lehtë që deklaratat janë të njëjta me një qëllim të vetëm final.

2. Përveçse me aleatët brenda partisë, si dhe në një pjesë të elektoratit komentohet si takim me qëllime të larta. Akuzat e Ramës kundër paraardhësit të tij kishin të bënin edhe me kurbanet që i karakterizon këto marrëveshje. Nëse mund të ketë një kurban veç disa aleatëve në këtë shtrëngim duarsh, mbetet për t'u parë. Çdo ditë që kalon Rama paraqitet më i fortë brenda PS-së dhe me më pak kundërshtime.
Tashmë edhe zërat autoritarë siç ishte ai i Blushit janë mbajtur larg, distancuar apo sfumuar. Edhe Nano, telashi i madh i Ramës, që u zbeh më shpejt se pritej, duket larg një tjetër sulmi politik. Nëse edhe me qiri kërkon zërat kundër Ramës, vështirë të gjesh, kjo jo për faktin që janë të gjithë dakord, por edhe për shkak të autoritarizmit që kreu i PS-së ushtron.

3. Realisht ky është gjithë thelbi i një takimi të mundshëm. është normale që një marrëveshje PS-PD do kishte në target partitë e vogla dhe sfumimin e tyre. Nëse deri tani loja politike e "Dushkut" është luajtur duke përdorur si gurë shahu partitë e vogla, tashmë kjo lojë nuk mban më as për shqiptarët as për ndërkombëtarët. Do kujtoja që loja mes PS-së dhe PD-së është 1 me 1 pasi të dyja fituan dhe humbën një herë nga shpikja shqiptare "Mega-Dushku".

No comments:

Post a Comment