Opinion ne Tirana Observer
Forum / Rama-Meta, kush do jetë kryeministër nëse fiton e majta
Shkruar nga T.O. Wednesday, 30 January 2008
1. Shpesh zhurma mediatike për kandidatura të mundshme në postin e kryeministrit vjen nga vetë formacionet politike në momentin kur aty po gatuhen ide dhe kulisa. Qartësisht kuptohet që ka një përllogaritje të heshtur nga të dyja anët. Debatet kanë qënë vetëm për kampin e majtë, pasi në rast se përsëritet fitorja e të djathtëve nuk ka vend për diskutime se kush do të drejtojë sërish shqiptarët. Rama apo Meta, Meta apo Rama...dilema ka të bëjë më shumë me ekuacionin që do nxjerrin rezultatet përfundimtare zgjedhore, fuqinë drejtuese dhe penguese të PS-së dhe LSI-së, me fuqinë e aleatëve të tjerë etj.
Pra realisht nuk kemi të bëjmë shumë më dëshirën se kë shqiptarët do të donin si kryeministër, por me një bilanc që varet nga fleta e rezultateve. Një gjë është e sigurt: Nuk do të kishte socialist që nuk do zhgënjehej nëse do fitonin pushtetin, por nuk do drejtonin qeverinë. Gjithsesi Rama para se të zgjidhë betejën pas zgjedhore me Metën duhet të fokusohet që të mos lejojë krijimin e një LSI-e të re jashtë PS.
Deputetët e grupit që përfaqësojnë Nanon po joshen me oferta sa nga një parti sa nga një tjetër. Krijimi i një grupimi të udhëhequr nga Nano vetëm sa që t'i prishë hesapet Ramës, do të krijonte një tjetër situatë të ngatërruar dhe një tjetër rrjedhje votash. Pa asnjë mëdyshje që Rama do bëjë maksimumin që mbajë sa më larg pretendimeve Metën, pasi që prej dy vitesh kreu i PS po zhvillon një fushatë të mirëfilltë përgatitore për zgjedhjet e 2009 dhe padyshim veten për një kryeministër në rast fitoreje.
Nga ana tjetër, një qeveri që do drejtohej nga Meta nuk do gjente zbatim, pasi Rama më shumë do preferonte të ishte në krye të opozitës duke kundërshtuar në çdo hap Berishën se sa të qëndronte hije e Metës dhe t'i lutej atij për favore politike apo ekonomike. Rama është i ndërgjegjshëm se në këtë mënyre do të humbte Partinë Socialiste dhe do të forconte së tepërmi LSI-në duke qenë partia që përfaqësohej me një kryeministër.
2. Këto dy deklarata janë pasqyrimi i asaj gare të heshtur që zhvillohet mes dy forcave kryesore të opozitës, megjithëse në kontekstin e "politika, arti i kompromisit" ato funksionojnë në mënyrë të admirueshme. Industria politike funksionon në bazë të ambicies dhe kërkesës dhe përgatitja e kundërshtarit për një pazar të lartë politik, sidomos në këtë rast nga ana e LSI-së, është një lloj gjimnastike në kushtet e shtëpisë ku ka vetëm një karrige për fituesin.
3. E sigurt që ky diskutim nuk do të shtrohet fuqishëm deri pas përfundimit të zgjedhjeve të vitit 2009. Opozita ka një eksperiencë të afërt se vetëm duke qenë e bashkuar ajo mund të fitojë ose të pretendojë të fitojë. Në gjykimin tim, përplasja për postin e kryeministrit në këtë pikë mes dy liderëve, do të jetë e fortë po aq sa egoja e tyre politike, e cila vetëm nën gjykimin gjakftohtë reciprok i mban akoma në pozita pritje. As Metës e as Ramës nuk i intereson të hapin një diskutim të tillë deri pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

No comments:
Post a Comment