8/19/09

E papublikuar

Zedhenia , perçudnimi i nje profesioni

Në një prag-fushate dinamike dhe të ashpër, komunikimi politik po shndërrohet në një përplasje konceptesh dhe vizionesh. Partitë më të rëndësishme « në treg » kanë zgjedhur mënyra alternative se si të bëjnë zëdhënien e tyre politike. Ndjenja që të lë komunikimi politik i PD-se apo PS-se te hidheron e pezmaton. Gjykoj se problemi nuk është aq tek individët që perfaqësojne këtë zëdhenie, sesa tek fryma qe transmetohet nga lidershipi. Nese Bogdani apo Shalesi nuk do pranonin të lexonin shkresat publicistike të shefave të tyre do të gjindeshin të tjerë vullnetarë të bashkimit për zëdhënie. Pra në kundërshtim me artikujt e shkruar ditët e fundit mbi të rinjtë që debatuan tek Fevziu shoh një problematikë më të madhe se targetimi apo shënjestrimi i aspirantëve të rinj për politike. Eshtë mënyra sesi politika i vesh petkun e politikanit të rinjeve me kushtin që të zhvishen nga individualiteti. Kemi një ngerç tek lançimi në politikë nga ata gardianë që kanë vënë një postobllok tek dera e amplifikimit të figurave.

Më lejoni të imagjinoj sikur pas kritikave publike në media ndaj këtyre të rinjeve, këta të fundit të pësojnë një ndryshim të brendshem dhe të mos pranojnë më të shndërrohen në një tubacion ku deklaratat thjeshtë rrjedhin. Sikur po këta të rinj të shpalosin idetë , vizionet dhe idealet e tyre në debatet publike apo edhe brenda strukturave partiake. Më një shpejtësi qiellore do të rrëzoheshin nga « karrigia » dhe në rastin më të mirë do të liheshin në qoshkën më të errët të dhomës. Po me atë shpejtësi do te katapultonin të rinj që kanë mesuar nga misionet kamikaze dhe jane gati te derdhen në një sulm symbyllurazi nëse nuk lavderohet i pari i partisë. Edhe në edicionin e « TARGET » që u shfaq te merkuren, vetë zëdhënësit e partive pranuan se rrallë herë për të mos thënë kurrë, zëdhënësit jane aq të pergatitur sa të mund ti pergjigjen pyetjeve në një konferencë shtypi siç ndodh me kolegët e tyre në vende të tjera ku një zëdhënës mund të flasë për orë të tëra për çështje të ndryshme para gazetareve pa patur nevojë për ti çuar sms kryetarit të partisë para çdo përgjigjeje. Me ndjeni, nuk dua te mbroj këtë mënyrë se si po bëhet zëdhënia në pjesën më të madhe të partive politike, por thjesht po ngulmoj se është e vetmja menyre se si pranojnë ta bejne lideret e ketyre partive. Nga ana logjistike zëdhënia në dy partite kryesore funksionon totalisht në mënyrë të kundërt. PD-ja e banalizon organizimin thjesht në një sms për aktivitetin e saj politik pa interesuar se cilat media erdhen, cilat e filmuan dhe cilat e transmetuan. Ne eksperiencën ndërkombetare por edhe ne literaturat akademike te kesaj fushe (komunikimit politik) kjo është aspak profesionale. Qellimi kryesor i zedhenies mbetet mbulimi sa me i gjere i nje eventi.
Ne te kundert PS te sjell kroniken e montuar ku gazetari nuk ka mundesi te zgjedhë momente të ndryshme nga aktiviteti. Edhe kjo do perbente nje ofendim per çdo televizion në botë. Sa i shërben një gazetarie të vërtetë , një “e vërtetë” e orientuar dhe montuar ne zyrat e selisë ?

Frika ime mbetet se profesioni i këshilltarit politik që shpesh është vetë zëdhënësi, po përçudnohet e po tretet deri ku mbetja është një lexues deklaratash dhe jo një organizues i jetës publike të grupimit partiak për të cilin punon.
Frika ime mbetet se zedhenesit po zhvleresohen më tepër se vite më parë ku kishin aq kurajo se të mendonin me koken e vet dhe te flisnin me gojen e shefit. E keqja sot, është se edhe mendimet e disa zedhenesve ( jo te gjitheve) kalojne me parë nga zyrat e lidereve te tyre politikë.
Nuk eshte nje shenjestrim ndaj zëdhënësve politike apo politikaneve zedhenes por nje indinjate per zhvleresimin e figures se keshilltarit mediatik. Tashme fatkeqesisht duket se situata po degradon ku nuk po keshillon zedhenesi liderin por po ndodh e kunderta. Eshte ky standarti qe duhet te kete komunikimi politik?

No comments:

Post a Comment