
Dy gjera duhet pyetur Fevziu dhe cdo pjestar tjeter i medias. Pse erdhem ketu ku lajmin na e thone ne telefon dhe si do dalim nga ky rreth vicioz per te cilin jemi te ndergjegjshem por s’dime nga eshte dera.
Dhe pergjigjia nuk eshte aq e thjeshte por vlen te fillosh.
Se nje pjese e gazetareve preferuan te bejne biznes me profesionin e tyre, shiten parime per te blere komoditete. Veshtire te dale publikisht ndonje prej gazetareve te mirepaguar te pohoje se sa kane ndikuar ata vete per te mberritur ne kete pike. Se sa kane qene ato vete keshilltaret kryesore per te shperqendruar, drejtuar e kufizuar vemendjen e medias.
Deri pak kohe me pare rralle kishim pare qe komunikimi politik i partive te keshillohej e drejtohej jo nga zyrat e selive nga po ato gazetare qe bejne pyetjet e sygjerojne pergjigjet. Ne fund permbjatja e lajmeve qe thekson Fevziu, domosdoshmerisht do jete nje teater ku shumecka thuhet por asgje nuk tregohet.
Se nje pjese e biznesmeneve u bene gazetare dhe biznesi nuk e ka per gje qe te shtremberoje nje te vertete e ti jape jete nje genjeshtre. Nenshtrimi apo me mire poshterimi ndaj politikes nuk ra nga qielli po erdhi nga nje sistem i deformuar e i mirekontrolluar ekonomik. Nese Kokedhima, Frangaj, Hyesenbelliu apo edhe te tjere nuk do kishin interesa te drejtperdrejta nga benefitet qe sjell politika, atehere edhe gazetaret do inkurojoheshin me shume duke investiguar, duke thelluar apo ndjekur lajmin kudo dhe sido qe te jete. Disa mund te argumentojne se mungesa e korporatave te medha nderkombetare per shkak te nje tregu te vogel ekonomik eshte pasoja kryesore e nje varesie mbytese te medias ndaj politikes.
Por pse demokracia ne media nuk po ecen ne krahun e duhur?
Ajo qe tenton te analizoje Fevziu por pa dhene nje pergjigje, besoj se eshte thembra e Akilit; thene me troc pse gazetaret po pertojne te bejne gazetari. Shume miq tane gazetare pergjigjen : Nuk ja vlen, nuk te le njeri, nuk ka para per te investiguar apo ndjekur nje ceshtje, pronaret nuk jane te interesuar apo gjera te ketij lloji. Dhe secila eshte e vertete ne vetvete. Eshte me e lehte te mos besh asgje sesa te besh gjithcka kunder te gjitheve.
Pronaret e mediave jane pozicionuar haptazi dhe kjo e ve median ne pergjumje dhe jo ne nje fushebeteje sic duhet te ishte. Po zhvillojme nje demokraci te re ku media nuk ben watchdogun e qeverise po media ben watchdogun e vetes nepermjet qeverise.
Zedhenesat dominojne sepse zgjedhin drejtuesit e mediave ti publikojne. Do te dukej e frikshme nese gazetare te njohur ne mediat perendimore te thone se nuk kemi se cfare ti bejme se zedhenesit dalin cdo dite ne ekran dhe se lajmet tona jane te merzitshme. Po, ka cfare te behet, dhe te gjithe keta kolege qe rrine heshtur e dine se cfare duhet bere. Ne variantin me te keq duhet mbajtur nen kontroll njeri krah i politikes, pasi pjesa tjeter e medias mban krahun tjeter. Ne rastin me te mire lajmet fokusohen ne 10 elementet kryesore te dites dhe jo ne transmetimin e cdo njeriu qe sjell kasetat apo edhe me keq e-mailat.
Zedhenesit duhen trajtuar si burim lajmi dhe jo lajmi vete. Drejtuesit e mediave “po harrojne” apo nuk po kujtohen te shtrojne perdite pyetjen se cfare fshihet pas atij njoftimi per shtyp apo pas dokumentave qe refuzohen te jepen. Vite me pare gazetaret nxirrnin dokumenta nga arkivi. Pyet gazetaret e sotem qe po piqen me kete format te ri dhe vec atyre te vendimeve te qeverise e parlamentit nuk nxjerrin dokumenta te tjera. Dhe ky eshte skandali i perditshem i pergjumjes se medias shqiptare, per rrjedhoje rrudhjes se demokracise.
Ajo cfare duhet te behet eshte e qarte, debati e ndihmon por nuk mjafton. Me vjen mire qe Fevziu shkroi kete shkrim, me vjen keq qe ai thjesht shkroi kete shkrim....